Flash

FOTO/ Zhduket pa lënë gjurmë në Tiranë ish-gazetari, familja vë alarmin

Lapsi.al 2 April 2019
FOTO/ Zhduket pa lënë gjurmë në Tiranë ish-gazetari,

Një 30-vjeçar i identifikuar si Lazion Cini rezulton i zhdukur që prej datës 28 mars nga banesa e tij. Alarmin e ka dhënë vëllai i tij në një lidhje telefonike me Report Tv, për emisionin “Pa gjurmë”.

“Në datën 28 mars është parë në ish-Bllok në sheshin Wilson. Ka pasur kontaktin e fundit me një shok dhe më pas është zhdukur. Kontaktin e fundit e kam pasur po atë ditë. Kishte shenja depresioni.

Atë ditë ka dalë për kafe dhe rastësisht është takuar me atë shokun. Telefonin e ka pasur të fikur rreth orës 7 të pasdites. Ai kishte 3 vite që kishte lënë punën në media. Pati veshur atlete të verdha sportive dhe tuta sportive.

Vëllai i tij ka dhënë edhe informacione identifikuese mbi Lazionin.

“Vëllai im është pak a shumë brun me mjekër, me sy jeshil, është trup mesatar, 1.82 i gjatë. Ka një tatuazh në dorën e djathtë tribal në formë biçiklete”, - tha vëllai i Lazion Cinit. I riu punoi për disa kohë si gazetar terreni në Tv Klan, por prej më shumë 3 vjetësh e kishte lënë këtë profesion.

Të këshilluara

Rrëzohet një avion në Maqedoni, ka viktima

Një aeroplan i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar në Maqedoninë e Veriut, në lokalitetin e malit “Koka e Selanikut” në malet e Jakupicës. Sipas njoft...

21:05

Shoqërohet në polici ish-deputeti i PD-së

Shoqërohet në polici ish-deputeti i PD për qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi. Mësohet se Boçi u shoqërua pasi bashkë me disa persona pritën me protesta, kryem...

19:07

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI