Flash

Përplasje mes protestuesve, dyshime për policë të infiltruar

Lapsi.al 3 April 2019
Përplasje mes protestuesve, dyshime për policë të infiltruar

Në protestën e tetë të organizuar sot nga opozita paralel me seancën plenare të Kuvendit, nuk ka patur përplasje mes protestuesve dhe kordonit të policisë, por vetëm incidente mes demostruesve.

Mes protestuesve ka patur një përplasje verbale për përdorimin e aparateve celulare, ku edhe është dyshuar për infiltrim të policisë.

“Jam para Parlamentit, ku i është bashkuar edhe pjesa më e madhe e protestuesit. Protestuesit kanë qenë të distancuar nga kordoni i policisë, nuk ka pasur tentativa për ta thyer. Disa momente pati një incident mes protestuesve një përplasje verbale për përdorimin e aparateve celulare.

Ka patur dyshime për infiltrim të protestuesve nga ana e policisë.” - u shpreh gazetarja Bezat.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI