Flash

Protestë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, studentët thyejnë xhamin e derës hyrëse

Lapsi.al 3 April 2019
Protestë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës,

Studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” janë mbledhur për të protestuar në hyrje të godinës së re të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Në shenjë simbolike, studentët kanë thyer xhamin e derës të godinës, duke u shpjeguar se shkak për të protestuar është vonesa e inagurimit të ndërtesës së FSHN-së, që ishte premtuar të ndodhte me fillimin e sezonit të dytë akademik.

Me të thyer xhamin, studentët patën mundësi të depërtonin në brendësi të godinës ende në punim e sipër, ku u përfshinë në një debat me tone të larta me rektorin e Universitetit të Shkodrës, Adem Bekteshin. Në vendngjarje mbërritën edhe forcat e policisë vendore.

Studentët u shprehën të vendosur në kërkesën e tyre për çeljen e shpejtë të godinës së re të FSHN-së, duke paralajmëruar në të kundërt vijimësinë e protestës. Ndërkohë, po punohet për identifikimin e studentëve që kanë thyer xhamin, në mënyrë që të sanksionohen me pagimin e dëmit të shkaktuar.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=8&v=i3TuxemLmec

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI