Flash

Rama kryebashkiakes së Prrenjasit: Pas 30-qershorit fokusohu te bebja

Lapsi.al 2 April 2019
Rama kryebashkiakes së Prrenjasit: Pas 30-qershorit fokusohu te bebja

Kryeministri Edi Rama ka ngacmuar kryetaren e Bashkisë së Prrenjasit Miranda Rira, e cila sapo është bërë nënë.

Rama nga Rrajca ku ka qenë sot bashkë me ambasadorët e BE dhe Gjermanisë u shpreh se do t'i krijojë mundësitë kryebashkiakes së Fierit që pas 30 qershorit të fokusohet tek bebja, duke iu referuar zgjedhjeve lokale.

“I keqardhur për mungesën e kreut të bashkisë. I uroj dhe 100 bebes së sapolindur të Mirandës dhe kam besim dhe bindje që do t’i krijojmë të gjitha mundësitë Mirandës që të fokusohet tek bebja pas 30 qershorit”, tha Rama.

Duke folur për investimin në zonë, kreu i qeverisë tha se nga sot do të kenë 24 orë ujë të pijshëm me presion.

“Nga sot do të kenë 24 orë ujë të pijshëm me presion dhe në të gjitha kushtet dhe standardet gjermane. Kjo nuk do të thotë që pas një viti do të jemi të dytët pas Gjermanisë për furnizimin por do të thotë se më në fund një problem kaq i madh për të gjithë ju, zgjidhet dhe merr drejtim. Në këtë kontekst ia vlen të thuhet diçka më shumë. Është e rëndësishme jo vetëm të vazhdojmë të investojmë por të thellojmë rezultatet e reformës së ujit. Ka përmirësim”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI