Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm sot në ceremoninë e vendosjes së kurorave për Memorialin e Dëshmorëve të rënë më 2 Prill, që u mbajt në Shkodër.
Në nder të të rënëve në demostratën antikomuniste, Basha vendosi kurorë me lule në memorial. Nga Shkodra, Basha kërkoi shkuljen e rrënjëve të së keqes, duke iu referuar në mënyrë simbolike qeverisjes aktuale.
“E nderuar zonja kryetare e bashkisë, të nderuar dhe të dashur qytetarë shkodranë të rinj dhe të reja. 28 vite më parë, diktaktura komuniste në grahmat e fundit të saj vendosi të hakmerret. Katër 20-vjeçarë shkodranë nga më të zotët, u identifikuan, u përcaktuan dhe u ekzekutuan nga bisha që po jepte shpirt.U vranë në altarin e demokracisë. Ata hynë në përjetësinë e Shkodrës dhe Shqipërisë. 2 prilli hyri në historinë tonë kombëtare. Për Shqipërinë është kujtesë e përhershme që rrënjët e së keqes nuk thahen nëse nuk i shkulim njëherë e mirë. Sot, Shkodrës dhe Shqipërisë po ia merr ajrin një mostër që rritet nga indiferenca dhe tolerimi. 2 prilli si bashkejetëse e krimit me qeverinë ka sot fytyrën e krerëve të qeverisë, ka sot dorën e zezë që përgjak qytetet tona. Ka sot vulën emigracioni, ka sot Kuvendin e Krimit dhe kuvendin e denjë trashëgimtar të 2 prillit.”-tha Basha.