Flash

Kapen 151 kg drogë në Shkodër, 3 në pranga

Lapsi.al 2 April 2019
Kapen 151 kg drogë në Shkodër, 3 në pranga

Sekuestrohen 151 kg marijuanë dhe dy makina në Shkodër. Për këtë ngarkesë droge ranë në prangat e policisë tre persona.

Ata janë 25-vjeçari K.P. banues në Shkodër, 42-vjeçari R.B. banues në Danilograd të Malit të Zi dhe 36-vjeçari M.R., banues në Nikshiq të Malit të Zi.

Ky grup kriminal trafikonte drogë drejt Malit të Zi.

"Kapja dhe arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi nga kontrolli në brendësi të mjetit tip furgon “Volksëagen” me targa malazeze, i cili ishte futur në Shqipëri nëpërmjet PKK të Hanit të Hotit nga shtetasi R.B, u konstatuan 25 paketime polisteroli, 13 nga të cilat kishin brenda tyre lëndë narkotike të dyshuar "marijuanë" me peshë totale 151 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 automjete, 5 telefona celularë, 1 palë dylbi dhe një sasi eurosh.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal." - njofton policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI