Policia arrestoi në Fushë-Krujë dy persona, autorë të një zjarrvënie tek një mobileri në Nikël.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme. Në flagrancë, policia arrestoi 26-vjeçarin A.M. dhe 58-vjeçarin N.M.
Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi, për motive të dobëta në bashkëpunim me njëri tjetrin, në orën 02:50, të datës 1 prill në Tapizë, i kanë vënë zjarrin mobilierisë në pronësi të shtetasit B. D.,55 vjeç, banues në Tapizë sikurse autorët.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e shtetasit të arrestuar N. M., është gjetur një armë zjarri “pushkë”, model 56, pa lejen përkatëse, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
©Lapsi.al