Flash

Basha sulmon Sterkajn në Shkodër: Keni deputet një ish-trafikant

Lapsi.al 1 April 2019
Basha sulmon Sterkajn në Shkodër: Keni deputet një ish-trafikant

Kryetari i PD-së Lulzim Basha zhvilloi një takim me të rinj dhe qytetarë të Shkodrës. Ai foli për betejën e nisur nga opozita për të shkëputur lidhjet e qeverisë me krimin. Në qarkun e Shkodrës ai bëri akuza të forta për deputetin socialist të kësaj zone, Paulin Sterkaj të cilin e quajti trafikant.

“Në Dukagjin kemi deputet një ish-trafikant që pastaj është veshur me uniformë policie dhe është kapur pastaj në dosjen 184, duke bërë pazare me Ymer Lalën për të vjedhur bashkinë e Dibrës. Shqipëria e transformuar, Shqipëria e ndryshuar është kjo Shqipëri që do u takojë Elvis Dedëve dhe qindra të rinjve dhe jo Paulin Sterkajve dhe një grushti tjetër kriminelësh që i bëjnë duanë Edi Ramës nga mëngjesi deri në darkë”, - tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI