Vidhet një këmbanë bronxi në fshatin Kashnjet, pjesë e njësisë administrative Ungrenj, në qytetin e Lezhës. Këmbana prej bronxi i përkiste kishës së fshatit dhe peshonte rreth 370 kg.
Ajo ishte dhuratë nga qeveria italiane për fisin Kreshnik, i cili ndodhet në këtë fshat.
Mendohet se këmbana është vjedhur për t’u shitur. Gjendja e keqe ekonomike e banorëve mendohet të ketë detyruar ndonjërin prej tyre të bëjë këtë gjest.

