Flash

Arrestohet 60-vjeçari grek: Tentoi të kalonte në kufirin e gjelbër makinën plot marijuanë

Lapsi.al 1 April 2019
Arrestohet 60-vjeçari grek: Tentoi të kalonte në kufirin e

Një 60-vjeçar grek është prangosur ditën e sotme pasi iu kapën rreth 91 kilogramë marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Policia greke zhvilloi një operacion në vendin e quajtur Mazi, Konicë në Janinë, ku një mjet që po vinte nga kufiri i gjelbër është ndaluar nga policia.

56 pako me 91 kg e 200 gramë marijuanë u gjetën dhe u sekuestruan nga policia pas kontrollit të mjetit.

Përveç sasisë së konsiderueshme të marijuanës, 60-vjeçarit iu sekuestruan dhe 170 euro si dhe një  telefon celularë.

Të këshilluara

Zjarr i madh në Elbasan, rrezikohen banesat

Një zjarr masiv ka rënë pranë një marketi në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan. Mësohet se nga flakët rrezikohen banesat përreth. Raportohet se shkaku i zjarrit...

14:45

Zjarri përfshin pyjet në Zerqan dhe Bulqizë

Problematika e zjarreve të rëna vijon të jetë prezente në disa fshatra dhe zona të Shqipërisë. Vatrat e zjarrit janë akoma aktive në zonën e Bulqizës. Zjarri i ...

13:21

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI