Flash

Krimi në Shkodër/ Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu largohen para kritikave të Voltana Ademit (VIDEO)

Lapsi.al 1 April 2019
Krimi në Shkodër/ Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu largohen para

Pas prezantimit të prefektit të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri, nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtori i Përgjitshëm i Policisë, Ardi Veliu, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi u ankua për situatën problematike me krimin në Shkodër.

Pas takimit ku edhe ajo qe e pranishme, Ademi kërkoi që shteti të marrë përgjegjësi për trajtimin e kësaj situate ku është futur sipas saj, Shkodra, por edhe qytete të tjera.

Siç mund ta shihni në videon më poshtë, ajo thotë se detyra e pushtetit është që të mos t'i lënë bandat të hanë kokat e tyre, duke përdorur një shprehje të kryeministrit Edi Rama, përkundrazi sipas saj, duhet që ato të parandalohen me të gjitha mundësitë.

Nuk u desh shumë dhe ministri Sandër Lleshaj u largua nga takimi. Ndryshe nga Lleshaj, Ardi Veliu e dëgjoi për pak Ademin të shtronte kritika dhe pasi përsëriti disa herë se nuk vinte si përfaqësues politik por si drejtor i Policisë së Shtetit, u largua edhe ai.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës theksoi se rikthimi i sigurisë në Shkodër, nuk është çështja e vullnetit të një personi dhe se do duhet të ketë forca të specializuara. Në këto histori, deklaroi ajo ka pasur edhe njerëz të pafajshëm që janë vrarë.

©LAPSI.AL 

[video width="608" height="340" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/04/voltana-1-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

Zjarri përfshin pyjet në Zerqan dhe Bulqizë

Problematika e zjarreve të rëna vijon të jetë prezente në disa fshatra dhe zona të Shqipërisë. Vatrat e zjarrit janë akoma aktive në zonën e Bulqizës. Zjarri i ...

13:21

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI