Flash

Rama: Nuk mund të shkojnë në Universitet nxënës me mesatare nën 6

Lapsi.al 1 April 2019
Rama: Nuk mund të shkojnë në Universitet nxënës me

Kryeministri Edi Rama u shpreh kundra hyrjes masive në universitete, pasi mjaft nxënës nuk i përmbushin kriteret e nevojshme. Rama tha se nuk mund të shkojnë në universitet, nxënës që kanë mesatare nën 6.

“Do të ndërhyjmë në legjislacion, për të bërë ndryshime radikale. Ndër të tjera, nuk mundet që të ketë në universitet studentë me mesatare të shkollës së mesme nën 6. Universiteti nuk mund te jetë një portë e hapur për cilindo. Do të vendosen kritere të qarta pranimi në universitetet tona. ”, deklaroi Rama.

Kryeministri u ndal edhe te çështja e plagjiaturave. I pyetur nga një pedagog sesi do veprohet me titujt akademike, Rama u shpreh se plagjiaturat janë njësoj si krimi.

“Ka një ligj të veçantë që thotë që profesori del 68-vjeç, është bërë për të ndarë profesorin nga pjesa tjetër e shoqërisë. Duke ndjekur raportimin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë por edhe udhëzimet konkrete për ta përvetësuar.  Jemi absolutisht të hapur që të adresojmë të gjitha specifikat. Plagjiaturat janë njësoj si ai që mund të ndëshkohet, sikur ka kryer krim. Ne vetë e kemi përgatitur një plan B, për këtë punë me gjithë ndërhyrjet e nevojshme me ligj. Por ne nuk duam të aktivizojmë planin B, se duam të ecim me planin A.”- u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI