Seanca e ardhshme parlamentare e së mërkurës do të pritet sërish me protesta nga opozita.
Menjëherë pas vendosjes së datës së seancës plenare, 3 prill, ora 10:00, opozita është mobilizuar për protestën.
Burime nga PD bëjnë me dije se protesta e radhës përpara Parlamentit do të jetë në të njëjtën ditë me seancën, në orën 9:30.