Policia e Fierit i ka vënë prangat autorit të zjarrvënies së pyjeve në Darëzezë.
Si për ironi, autori i zjarrvënies ka të njëjtin mbiemër si zona. Policia ndaloi 68-vjeçarin Nazmi Darëzeza për këtë ngjarje.
Ndalimi i këtij të moshuari u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë në fshatin Darëzezë, duke ndezur një zjarr dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 500 metra me shkurre e ferra duke rrezikuar edhe pyllin me pisha.