Problematika e zjarreve të rëna vijon të jetë prezente në disa fshatra dhe zona të Shqipërisë. Vatrat e zjarrit janë akoma aktive në zonën e Bulqizës. Zjarri i rënë ka përfshirë ekonominë bujqësore të njësisë administrative të Zerqanit.
Që prej orës 16:00 të ditës së djeshme flakët kanë përfshirë pyjet në Zerqan dhe aktualisht vatra është aktive. Zjarrfikëset e Bulqizës, Sektori i Pyjeve në Bashkinë Bulqizë, Inspektorati i Pyjeve dhe banorë të zonës po punojnë për shuarjen e flakëve.
Zjarri ka përshkruar deri më tani rreth 5 hektarë pyje dushku dhe nuk ka dëm ekonomik. Po ashtu në territorin e Bashkisë Bulqizë ka pasur edhe një rast tjetër zjarri në ekonominë pyjore Ramnagore në zonën e Gollobordës, ku janë përshkuar rreth 31 ha dushqe. Përgjegjësi i Inspektoratit të Pyjeve Shaqir Izvira shprehet se zjarri në Gollobordë është izoluar që dje.