Një zjarr masiv ka rënë pranë një marketi në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan. Mësohet se nga flakët rrezikohen banesat përreth.
Raportohet se shkaku i zjarrit është diegia e kutive të ambalazhit, të cilat ndodheshin jashtë marketit.
Forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për shuarjen e flakëve.