Flash

Balla: Do të hyjmë në zgjedhje edhe pa opozitën

Lapsi.al 1 April 2019
Balla: Do të hyjmë në zgjedhje edhe pa opozitën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se mazhoranca shpreson që opozita të futet në zgjedhjet lokale, por në rast se kjo nuk ndodh, PS do të futet gjithsesi.

“PS sigurisht që do të hyjë në zgjedhje për të fituar sa më shumë bashki. Ne do të hyjmë në zgjedhje edhe pa PD dhe LSI. Ne shpresojmë që opozita të hyjë në zgjedhje dhe gara të jetë e ndershme dhe të jenë të gjitha palët. Një parti politike, si rregull hyn në zgjedhje dhe pret të fitojë”, tha Balla.

Sipas Ballës, PS ka bërë partneritet me popullin, ndërsa PD dhe LSI nuk janë me popullin.  Ai tha se së shpejti do të publikohen emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste.

“PS ka kontratë me popullin shqiptar. PD dhe LSI nuk mund të gënjejnë dot popullin. Ne do të hyjmë në zgjedhje. Sa i takon akuzave të opozitës, mund të them se kjo opozitë nuk ka lënë njeri pa bërë me baltë. Kjo opozitë ka baltosur deri hoxhallarë dhe priftërinj, jo më politikanë”, vlerësoi Balla.

Të këshilluara

Zjarri përfshin pyjet në Zerqan dhe Bulqizë

Problematika e zjarreve të rëna vijon të jetë prezente në disa fshatra dhe zona të Shqipërisë. Vatrat e zjarrit janë akoma aktive në zonën e Bulqizës. Zjarri i ...

13:21

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI