Flash

Komiteti Shqiptari i Helsinkit: PS po shkel Kodin Zgjedhor

Lapsi.al 1 April 2019
Komiteti Shqiptari i Helsinkit: PS po shkel Kodin Zgjedhor

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ka kërkuar ndërhyrjen e KQZ për të mos lejuar fushatat të parakohshme për partitë politike.

Ky institucion i referohet aktiviteteve të PS, ndërsa drejtorja ekzekutiva, Erida Skëndaj, në një intervistë për Televizionin ORA thotë se ligji zgjedhor ka mangësi dhe nuk i parashikon situata të tilla.

Erida Skëndaj: Në Shqipëri ndodhin situata të tilla që është e vështirë që ligji t'i paraprijë dhe t'i parashikojë në detaje.

Por përtej, parashikimeve ligjore, Skëndaj thotë se kjo situatë kërkon vullnet politik.

Fushatat e parakohshme rrisnin edhe rrezikun e përdorimit të administratës dhe fondeve publike.

Erida Skëndaj: Për këtë çështje duhet të ketë edhe një vullnet politik, për t'i dhënë fund administratës publike dhe burimeve të tjera publike që shteti disponon me qëllim që ato të shfrytëzohen sa i takon fushatës së parakohshme zgjedhore.

PS ka ndërmarrë një turne në gjithë Shqipërinë “bashkia që duam” ku në shumë raste janë prezantuar edhe kandidatët për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë Partia Demokratike, edhe pse ka artikuluar se nuk do të ketë zgjedhje me kryeministër Edi Rama, ka intensifikuar takimet me strukturat dhe qytetarët në gjithë vendin.

Të këshilluara

Zjarr i madh në Elbasan, rrezikohen banesat

Një zjarr masiv ka rënë pranë një marketi në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan. Mësohet se nga flakët rrezikohen banesat përreth. Raportohet se shkaku i zjarrit...

14:45

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI