Gjykata e Tiranës mbylli shqyrtimin gjyqësor për 4 të pandehurit për vrasjen e Marvi Mihalit gjatë sherrit për një karikues celulari në verën e vitit 2017.
Gjatë seancës, mbrojtja e të pandehurve, Eugen Bitraj, Kridens dhe Marsel Alla, kërkoi pafajësi për akuzat e ngritura.
Ndërkohë, mbrojtja e Dejvis Bitrajt, kërkoi ndryshimin e veprës penale, duke pranuar vrasjen, por të kryer përtej kujfijve të mbrojtjes.
Gjykata shtyu seancën dhe vendimin përfundimtar do ta japë në 11 prill, ora 12:00.

(Të pandehurit)