Flash

Arrestohet një shqiptar në Itali, policia i gjen në makinë vegla për vjedhje banesash

Lapsi.al 1 April 2019
Arrestohet një shqiptar në Itali, policia i gjen në makinë

Policia italiane ka arrestuar një 41-vjeçar shqiptar me banim në  Camigliano.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari i identifikuar me iniciale S.L u arrestua pas një ndjeke nga karabinierët, pasi ai shtoi shpejtësinë e makinës kur  i është kërkuar të ndalojë.

Pas disa kilometrash ai ka braktisur makinën duke vazhduar rrugën në këmbë, por u arrestua pak metra nga makina e tij.

Pas kontrollit personal dhe të automjetit, shqiptarit iu gjetën vegla të ndryshme për vjedhje, të cilat iu sekuestruan bashkë me makinën.

Shqiptari iu dorëzua autoritetet gjyqësore për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI