Flash

Librazhd/ Këndimi i hoxhës i pret fjalën Edi Ramës (VIDEO)

Lapsi.al 2 April 2019
Librazhd/ Këndimi i hoxhës i pret fjalën Edi Ramës (VIDEO)

I pranishëm në Librazhd sot në kuadër të turit “Bashkia që duam" për të folur investimet e bëra në këtë rreth, Edi Rama sapo ka nisur të flasë për opozitën ka nisur edhe lutja e mesditës, ose thirrja e zërit nga hoxha në xhaminë e qytetit.

Rama e ka parë këtë si mesazh që s’duhet të flasë për opozitën, megjithatë nuk ka ndalur akuzat e tij ndaj PD dhe LSI.

"Ata të cilët akoma sot nuk e kanë kuptuar se pse humbin, ndaj do vazhdojnë do humbin.

Ata që sot përpiqen që humbjen e tyre ta shohin si fajin tonë dhe më e bukura është kur mendojnë se kanë gjetur rrugën për ta bindur këtë popull duke e bërë për budalla, duke i thënë që…pushim (këndon hoxha). 

Mbase kjo ndërprerje ishte për të thënë që të themi ndonjë gjë më interesante se për opozitën. Sidoqoftë disa fjalë duhen thënë, se është për të vënë duart në kokë… Të rrokasin kokën natë për natë”, tha Rama.

[video width="240" height="134" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/04/rama-hoxha.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI