Flash

Rama injoron rivalitetin me kreun e PD: "Mundëm Saliun me hordhi dhe nuk mundim dot Lulin?"

Lapsi.al 2 April 2019
Rama injoron rivalitetin me kreun e PD: "Mundëm Saliun me hordhi dhe

Kryeministri Edi Rama i ka dalë sot në mbrojtje një prej personazheve politikë më të sulmuar nga opozita për veprimet e tij të dyshimta, Vangjush Dakos. Ai u shpreh se Dako ka mundur disa herë ish-kryeministrin Berisha. Më tej Rama ka vijuar duke injoruar rivalitetin me kreun e PD-së Lulzim Bashën. Sipas tij, kur u arrit fitorja ndaj Berishës, përballja me Bashën nuk mund të konsiderohet.

“Vangjush Dako që i janë qepur për ta kthyer në shënjestër duke e treguar si njeriun e lidhur me krimin. E mundi Saliun, shtetin me gjithë hordhitë e tyre në 2007, në 2011, pastaj në 2013 e në 2017. I kemi mundur me herë të tëra Saliun me hordhitë e tij dhe nuk mundkërkemi dot Lulin? Lulin?

Më 30 qershor do i mundim dhe në Kukës, do i mundim shumë më thellë se ç i mundëm. Sepse s’ka demokratë të arsyeshëm që të thotë se në këto vite PD është bërë më e fortë dhe kryetari i PD është bërë më i zoti. Çfarë ka ndryshuar, çfarë ka bërë që kur humbën zgjedhjet? Zgjedhjet e 2017 i humbën duke qenë në qeveri dhe jo duke qenë në qeveri në pozicione dosido, po duke pasur pozicione kyçe e agjencitë e mëdha shtetërore. Nga Hipoteka tek OSHE, legalizimet dhe patjetër dhe Drejtorinë e Burgjeve se e kanë merak”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI