Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Sërish ters? Sapo Rama veshi xhupin, Liverpool humb vendin e parë (FOTO)

Lapsi.al 3 March 2019
Sërish ters? Sapo Rama veshi xhupin, Liverpool humb vendin e parë

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama u pa në disa dalje publike me xhupin e Liverpool të veshur. Edhe pse tifoz i deklaruar i Juventusit, kreu i qeverisë, duke ndjekur edhe ecurinë e mirë të skuadrës angleze në Premier League dhe Champions League, vendosi të dilte me “look” të ri. Veshja e kryeministrit shkaktoi debate pasi mbi xhup reklamohej edhe një kompani bastesh, por nuk mbaron me kaq.

LEXO EDHE: Rama, ters edhe në Miami? Shkon të shohë ndeshjen Pacers – Heat, ikin dritat në arenën e sportit

Tashmë është krijuar ideja se të gjitha skuadrave për të cilat bën tifo Rama, u ndodh diçka e keqe. Sa herë shkon Rama në stadium, humbet Kombëtarja. Sa herë komenton ai Juventusin, bardhezinjtë dështojnë në Champions. Mesa duket “tersi” i Ramës ka ndjekur edhe Liverpoolin. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp barazoi në derbin me Everton duke i lënë vendin e parë Manchester City që kryeson tashmë renditjen me 1 pikë para “The Reds”. Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërndahen meme ku shfaqet tekniku gjerman i Liverpool duke i kërkuar kryeministrit Rama të largohet...

Të këshilluara

FOTO/ Zbulohet “tradhtia” e Edi Ramës

Mbrëmjen e së dielës është “zbuluar” tradhtia e Edi Ramës ndaj skuadrës së tij të zmerës, Juventusit. Fjala është për flamurin bardh e zi të Juves të cilin krye...

21:20

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI