Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH). Drejtoresha e re, Sonila Qato ka kërkuar lirimin nga detyra të 11 punonjësve, shumica nivel drejtues, mes tyre dhe ish-drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro.
Por çudi nuk është shkarkimi por fakti se si tenton Qato të përzërë punonjësit. Një video e publikuar nga TCH tregon se mëngjesin e djeshëm punonjësit janë penguar të hyjnë në institucion. Dy persona qendronin me listë në dorë pranë hyrjes së godinës së ARRSH-së, duke mos lejuar punonjësit e liruar nga detyra që të hynin në ndërtesë. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, tentativë për të ndaluar ka pasur dhe për Afrim Qendron.
Jo vetëm kaq! Në filmime shihet të pengohet për të hyrë në institucion edhe zv/drejtori Ergys Verdho. Ai dëgjohet ti thotë rojes: “Ik o budalla se jam nëndrejtori!”