Kryeministri Edi Rama në takimin e bashkëqeverisjes, ka lënë tërësisht jashtë vëmendjes opozitën dhe protestën e bërë ditën e djeshme prej tyre.
Për 45 minuta, kreu i qeverisë nuk tha asnjë fjalë në lidhje me ngjarjet e fundit politike.
Ai u shpreh se vëmendja e qeverisë shkon vetëm tek zgjidhja e problemeve të qytetarëve të thjeshtë.
Më tej shtoi se në platformën e bashkëqeverisjes janë regjistruar mbi 35 mijë ankesa nga qytetarët, duke paralajmëruar ndëshkime për të gjithë ata nëpunës që do zvarrisin zgjidhjen e problemeve të tyre apo do i neglizhojnë ata.