Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic, e pyetur për krizën politike në Shqipëri është shprehur se qëndrimi i Brukselit është i njëjtë me atë të deklaruar një javë më parë. Sipas saj opozita dhe qeveria duhet të angazhohen në negociata për të mirën e vendit.
E pyetur për reformën në Drejtësi, Kocijancic u shpreh se procesi po shkon në drejtimin e duhur.
Erisa: A mund të nisim me zgjerimin. Shumë po e quajnë pranvera ballkanike serinë e protestave që po regjistrohen në Bosnje, Malin e Zi, në Serbi dhe në Shqipëri. Në Shqipëri ka dy protesta antiqeveritare që kanë përfunduar me dorëheqjen e mandateve nga ana e opozitës. Këto vendime sipas opozitës janë përgjigje për situatën e jashtëzakonshme që është në Shqipëri për shkak të shkeljes së ligjit dhe provat e publikuara për blerjen e votës në zgjedhjet e 2017-ës. A do të angazhohet komisioneri Hahn të negociojë mes qeverisë dhe opozitës ashtu siç bëri edhe në rastin e Maqedonisë së Veriut?
Erisa: Le të flasim pak për reformën në drejtësi, kemi parë që disa gjyqtarë e prokurorë të cilët e kanë kaluar vettingun, por nuk e kanë justifikuar pasurinë e tyre dhe nuk kanë bërë asgjë për të hetuar korrupsionin. Pyetja ime është se a po sakrifikohet reforma në drejtësi dhe shpejtësia me të cilën ajo po kryhet në dëm të vetë qëllimit dhe vetëm për të përmbushur kushtet për çeljen e negociatave?
Maja: Është e rëndësishme që ka vëzhgues që po ndjekin reformën në drejtësi dhe ata po shohin çdo hap të vettingut për të garantuar proçesin. Nuk ka asnjë të dhënë që shpejtësia e vettingut po dëmton cilësinë e reformës në Drejtësi. Qëllimi është rikthimi i besimit të publikut tek drejtësia. Që prej nisjes së procesit, vettingu ka sjellë fakte konkrete në kuadër të procesit kontrollo dhe balanco dhe besoj që kjo tregon se procesi po shkon në drejtimin e duhur.