Flash

Meta thirrje politikanëve shqiptarë: Tregoni përgjegjshmëri në vendimet që merrni

Lapsi.al 25 February 2019
Meta thirrje politikanëve shqiptarë: Tregoni përgjegjshmëri

I ftuar në ceremoninë e bekimit të gurit të themelit të spitalit “Zonja e Këshillit të mirë” në Tiranë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i bëri thirrje klasës politike që tregojë përgjegjshmëri në vendimet që merr, të cilat lidhen me interesin e të ardhmes europiane të vendit.

Nga ana tjetër, Meta u shpreh se duhet bërë gjithçka që të rinjtë të mos largohen nga vendi, duke i ofruar atyre më shumë mundësi.

“Ndërtimi i këtij spitali mjaft të rëndësishëm përbush edhe një amanet të Nënë Terezës.Ky çast është dëshmi e frymëzimit të veprës së shenjtores Nënë Tereza, pasi ajo iu shërbeu të gjitha atyre që vuanin. Ngjarja e sotme është dëshmi e vëmendjes së vazhdueshme të Selisë së Shenjtë të dhënë për Shqipërinë.

Në ndjehemi të bekuar për lutjet hyjnore të Papa Franceksut për popullin shqiptar dhe për Shqipërinë. Mesazhet e lutjet për paqe dhe vëllazërim, për qetësi dhe për bashkëjetesë janë aktuale për shoqërinë tonë, për politiken dhe politikanët, për përgjegjësitë e mëdha dhe historike që ata të tregojnë në çdo vendim që ata marrin në interes të së ardhmes europiane.

Dua të bëjmë gjithçka për të realizuar atë porosi të veçantë të Papa Franceskut, që Shqipëria të mos vuajë nga dimri demografik i Europës, por t’i mbajë të rinjtë këtu duke ofruar edhe më shumë shpresë edhe më shumë mundësi. Mirënjohje të thellë për Papa Françeskun”, tha mes tjerash Meta.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI