Flash

Berlini zyrtar: Dorëheqja e deputetëve të opozitës e gabuar

Lapsi.al 22 February 2019
Berlini zyrtar: Dorëheqja e deputetëve të opozitës e gabuar

Në një prononcim për Deutsche Welle-n Ministria e Punëve të Jashtme thotë se “platforma e duhur për zgjidhjen e konflikteve politike është parlamenti."

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e quan të gabuar djegien e mandateve të deputetëve të opozitës. Në një prononcim për Deutsche Welle-n të enjten (21.02.) në mbrëmje në Berlin, Ministria e Punëve të Jashtme shprehet se “platforma e duhur për zgjidhjen e konflikteve politike është parlamenti.”

“Po i ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet aktuale politike në Tiranë. Bojkotimin e Parlamentit dhe në veçanti dorëheqjen e deputetëve e konsiderojmë të gabuar. Platforma e duhur për të zgjidhur konfliktet politike është Kuvendi. Ngecja në vend nuk është opsion për Shqipërinë e sidomos kur Shqipëria është në pritje të vendimit të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit”, thuhet në deklaratë. /DW/

Të këshilluara

Vjen reagimi i PD pas deklaratës së Ramës

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku iu përgjigj me një koment të gjatë deklaratës së kryeministrit Edi Rama se akti i opozitës i djegies së mandateve ...

21:38

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI