Flash

Vjen reagimi i PD pas deklaratës së Ramës

Lapsi.al 21 February 2019
Vjen reagimi i PD pas deklaratës së Ramës

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku iu përgjigj me një koment të gjatë deklaratës së kryeministrit Edi Rama se akti i opozitës i djegies së mandateve dëmton integrimin.

“Sado që përpiqet të kërcejë nga dega në degë Rama e kupton që tanimë është i vetëm në këtë fasadë të shëmtuar me të cilën ka zgjedhur të mbulojë autokracinë që ka krijuar. Tanimë edhe ato ndërkombëtarë që ende besonin dhe shpresonin tek ai do të shohin qartë përditë e më shumë demokracinë e inkriminuar që kryeministri e maskonte me alibinë qesharake të “opozitës fajtore”. Të gjithë e dimë, të gjithë e shohim dhe të gjithë e kuptojmë se kush ka penguar realisht integrimin në këtë vend. I vetmi vend ku integrimin e pengon qeveria!” – shkruan Tabaku.

“Dështuam sepse mazhoranca dhe kryeministri Rama dëshironte më shumë të inkriminuarit në bashki dhe parlament se sa Bashkimin Europian. Dështuam sepse mazhoranca donte të shndërronte Shqipërinë në një parcelë droge me sipërfaqe 28 mijë km katror dhe jo të lobonte për të futur vendin në BE.

Dështuam sepse kryeministri Rama preferonte të blinte zgjedhjet përmes Avdylajve, Bajrave dhe sa e sa bandave të tjera përmes kryebashkiakëve të inkriminuar dhe jo të siguronte të ardhmen e vendit në BE.

Dështuam sepse mazhoranca preferoi fasadën dhe jo demokracinë e vërtetë. Dështuam sepse mazhoranca preferoi të vjedhë pronën publike, pronën private dhe të politizojë administratën në vend që të integrohej në familjen Europiane."  - shkruan deputetja e PD-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI