Flash

Pazarat e drogës, Roland Milo pranon vrasjen e shokut të tij

Lapsi.al 21 February 2019
Pazarat e drogës, Roland Milo pranon vrasjen e shokut të tij

Roland Milo, i arrestuar nga Policia për vrasjen e shokut të tij Sokol Ramës ka pranuar krimin.

Burime policore thanë se ai e ka bërë këtë pohim pasi është vënë përballë provave të krimit, armën tip “Kallshnikov” dhe gjumët në rrobat e viktimës

32-vjeçari Sokol Rama u gjet i vrarë në malet e Këlcyrës me 19 shkurt.

Ai ishte ekzketuar dhe ishte hedhur në një humnerëm, ndërsa në zonë ishte braktisur edhe makina e viktimës që ishte denoncuar i zhdukur që më 6 shkurt.

Roland Milo u arrestua në Vaqarr të Tiranës në shtëpinë e motrës së tij ndërsa është dërguar para grupit hetimor në Gjirokastër.

Por sipas burimeve ai ka dhënë detaje mbi arsyet e vrasjes së shokut, me të cilin dyshohet se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale.

Dyshimet e policisë janë se ata kanë trafikuar së bashku një sasi lëndë narkotike drejt Greqisë, ndërsa për këtë dyshohet të këtë lindur edhe konflikti.

Rama humbi kontaktet më 6 shkurt, ndërsa dyshohet se ai mbante me vete edhe një shumë prej 10 mijë eurosh. ndërkohë, tre ditë më vonë edhe shoku i tij tashmë nën akuzë për vrasje ishte fshehur në Tiranë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI