Flash

Protesta brenda ministrisë së Financave në Greqi

Lapsi.al 21 February 2019
Protesta brenda ministrisë së Financave në Greqi

Punonjësit e pushtetit lokal të cilët kanë nisur një grevë 24 orëshe pas thirrjes së bërë nga Federata e Punonjësve të Pushtetit Lokal (POE-OTA) u mblodhën para Ministrisë së Financave e cila ndodhet në qendër të kryeqytetit grek Athinë dhe protestuan kundër rregullores së qeverisë në lidhje me ndërprerjen e pagesave shtesë për punonjësit e shërbimit komunal. Por jo vetëm kaq. Mediat raportojnë se punonjësit që kundërshtojnë ndërprerjen e pagesave shtesë për punonjësit e shërbimit komunal kanë bastisur Ministrinë e Financave.

Disa nga protestuesit arritën të kapërcejnë kordonin e policisë të vendosur përpara ndërtesës së ministrisë dhe u ngjitën në katin e 4 të ndërtesës ku ndodhet edhe zyra e ministrit të Financave, Efklidis Çakalotos. Protestuesit pasi nuk gjetën në zyrë ministrin Çakalotos u takuan me zëvendësministrin Stergios Piçiorlas dhe i kërkuan që pagesat shtesë për punonjësit e shërbimit komunal të mos ndërpriten.

Protestuesit u larguan nga ndërtesa pasi Piçiorlas u premtoi se do t‘ia përcjellë ministrit Çakalotos kërkesën e punonjësve.

Greqia ende është nën kontroll të rreptë nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pavarësisht përfundimit të programit të shpëtimit. Në këtë kontekst, masat shtrënguese të cilat shihen nga kreditorët si parakusht, shpesh kundërshtohen me protesta.

Të këshilluara

Basha për AP: Beteja civile do të vijojë!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur agjencine Associated Press. Gjatë deklaratës për AP, ka theksuar se ‘opozita do të udhëheqë një betejë civile, ...

15:23

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI