Flash

Sot afati i fundit, aplikon një tjetër prokurore për SPAK

Lapsi.al 21 February 2019
Sot afati i fundit, aplikon një tjetër prokurore për SPAK

Në ditën e fundit të aplikimit për tu bërë pjesë e Prokurorisë Speciale aplikon edhe një tjetër prokuror. Listës prej 23 prokurorësh që kishin aplikuar deri dje i është shtuar sot edhe emri i Anita Jellës, Prokurore në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Durrës, duke e çuar kështu në 24 numrin e prokurorëve që aplikojnë për 15 vende në SPAK.

Po dje, kësaj liste iu bashkua edhe drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila prej pak kohësh arriti të konfirmohet nëdetyrë, duke kaluar me sukses rrjetën e vettingut.

Në institucionet e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëria më e lartë publikë është për SPAK, strukturën e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

24 prokurorët kandidatë për në SPAK:

1.Klodjan Braho Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

2. Besnik Muci Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

3. Anton Martini Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

4. Edvin Kondili Prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda.

5. Ened Nakuci Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda

6. Eugen Beci Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda

7. Doloreza Musabelliu Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

8. Arben Kraja Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

9. Vladimir Mara Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

10. Dritan Prenci Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

11. Shkelzen Cena Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Diber, aktualisht i komanduar në Prokurorinë e Tiranës.

12. Behar Dibra Prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda.

13. Besim Hajdarmataj Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda

14. Dorina Bejko Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

15. Vate Staka Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër

16. Fatmir Hoxhaj Drejtor në Drejtorinë e Administrimit të Pronës Shtetërore, Ministrinë e Financave, 12 vite në sistemin e Prokurorisë

17. Altin Dumani Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

18. Enkeleda Osmani (Xhengo) Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës

19. Elida Kackini (Selami) Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

20. Enkeleda Millonai, Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, aktualisht drejtuese e kësaj Prokurorie.

21. Maksim Sota Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë

22. Donika Prela Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Aktualisht drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

23. Elisabeta Imeraj Prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

24. Anita Jella, Prokurore në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Durrës.

Të këshilluara

Basha për AP: Beteja civile do të vijojë!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur agjencine Associated Press. Gjatë deklaratës për AP, ka theksuar se ‘opozita do të udhëheqë një betejë civile, ...

15:23

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI