Lënia e mandateve të opozitës është lajm i keq për demokracinë, tha Kryeministri gjatë një komunikimi live në Fb, duke pranuar për herë të parë se kjo gjë mund të ndikojë në mos çeljen e negociatave me BE-në në qershor të 2019-ës.
“Është ditë e keqe për demokracinë shqiptare, e dëmshme për jetën politike, kjo është një zgjedhje destructive, fatkeqësia e këtij vendi që goditet nga bijtë e vetë. Kjo mund të rezultojë fatale për celjen e negocatave këtë vit ashtu si pamjet e turpshme të së shtunëns që bënë xhiron e botës. Nuk jam për të fajësuar opozitën aspak, nuk jam i qetë që opozita sot është kthyer në shqetësim real për partnerët tanë SHBA dhe BE”,- tha kryeministri.