Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një video me titrim në anglisht, duke theksuar se ajo i është shpërndarë ambasadave nga kryeministri Edi Rama. Sipas Berishës, videoja është shpërndarë edhe nëpër kancelari të huaja.
“Miq, shikoni videon qe ka shperndare ne ambasada dhe qeveri te ndryshme poturembushuri si prove per grushtin tim te shtetit kunder tij. Nuk mund ta lija pa ndare me ju kete deshmi se sa te drejte keni kur brohorisni “Rama Ik dhe ta shporrim, ta shporrim kermen politike”. Fitore!!” - shkruan Berisha.