Flash

Basha niset drejt Vjenës i shoqëruar nga Shkëlzen Berisha

Lapsi.al 22 February 2019
Basha niset drejt Vjenës i shoqëruar nga Shkëlzen Berisha

Një ditë pas protestës së opozitës tek Parlamenti dhe dorëzimit të mandateve zyrtarisht, kreu i PD Lulzim Basha është nisur drejt Vjenës.

Në foto duket Basha i shoqëruar nga djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha në aeroportin e Rinasit të cilët udhëtojnë së bashku drejt Vjenës me të njëjtin avion.

Nuk dihet qëllimi i vizitës së Shkëlzen Berishës në Vjenë, ndërsa Lulzim Basha pritet të zhvillojë takime me zyrtarë atje rreth situatës politike në Shqipëri.

Basha pritet të takohet me Presidentin e Asamblesë Parlamentare e OSBE George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm. Në kryeqytetin austriak ndodhet edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka.

Pasi të zhvillojë takime me asamblenë parlamentare të OSBE-së, Basha më pas do të kthehet bashkë me Mediun dhe Ndokën. Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, sqaroi dje se ndodhet në Vjenë dhe sapo të kthehet në Tiranë, do të firmosë dokumentin për dorëzimin e mandatave njësoj si deputetët e tjerë të opozitës.

Të këshilluara

Vjen reagimi i PD pas deklaratës së Ramës

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku iu përgjigj me një koment të gjatë deklaratës së kryeministrit Edi Rama se akti i opozitës i djegies së mandateve ...

21:38

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI