Flash

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Rama del hapur: Kufiri mes Kosovës dhe Serbisë do diskutohet që ç’ke me të!

Lapsi.al 14 February 2019
Rama del hapur: Kufiri mes Kosovës dhe Serbisë do diskutohet që

“Për mua Kosova është pjesë e Shqipërisë. Të tjerat janë çështje të Ramushit”. Kështu iu përgjigj kryeministri Edi Rama deklaratave të homologut në Prishtinë se “po fut hundët më shumë seç duhet në punët e brendshme të Kosovës”. Në intervistën e dhënë për gazetarin Sokol Balla në Vizion+, Rama sulmoi ashpër ata që janë kundër idesë së korrigjimit të kufijve.

“Këta që shfaqen sikur i ka dërguar Zoti me dekret hyjnor për të mbrojtur kombin nga ata që mendojnë ndryshe. Rruga më e shkurtër që duan këta mund të na nxjerrë më gjatë. Për mua ka një rrugë më të thjeshtë që duhet marrë në konsideratë.

Çfarë po diskutojmë ne me Greqinë sot? Kufirin. Çfarë diskutoi Kosova me Malin e zi që u bë gjithë ajo që u bë? Kufirin. Si nuk do u diskutohet kufiri mes Kosovës dhe Serbisë? Do diskutohet që ç’ke me atë punë. Do bëhet edhe në këtë rast ai procesi i demarkacionit. Për këtë arsye ne si komb duhet të bëhemi burra dhe të mos sillemi si kalamajtë e mëhallës: “Guri ata do na rrahin”. Politikanët mendojnë për zgjedhjet e ardhshme, burrat e shtetit mendojnë për gjeneratën tjetër.

Unë nuk fus hundët në punët e Kosovës. Sa i takon Albin Kurtit po bëhet bajat duke treguar përrallën e përsëritur që kush nuk është me të, është spiun dhe shërbëtor i Beogradit. Goditja që i bëri Gent Cakës dhe Besa Shahinit nuk e nderon. Futja e dy kosovarëve në qeveri, nëse ai do ishte ai patrioti i madh, për të duhet të ishte ditë feste. Ai foli me një gjuhë që i shkon Sali Berishës.

Bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është plan B, por plan A. Unë nuk e imagjinoj bashkimin si nacionalfolkloristët e shekullit të 21” – tha Rama. ©LAPSi.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI