Flash

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Flet Rama: Nëse do të ketë dhunë në protestën e së shtunës, policia do të...

Lapsi.al 14 February 2019
Flet Rama: Nëse do të ketë dhunë në protestën e

Kryeministri Edi Rama ka folur për protestën e së shtunës që organizon opozita në Tiranë. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në Vizion+, Rama tha se opozita po bën akte të tilla për shkak se nuk shesh shpresë për të ardhur në pushtet.

“Ka parti që mbushin sheshet dhe nuk mbushin dot kutitë e votimit. U vjedhin votat? Shprehjet kanë dalë për ata që mbushin sheshet, por nuk ia dalin dot të marrin zemrat e njerëzve. Në këndvështrimin jemi përpara një force të dëshpëruar njerëzish që i bashkon dëshpërimi. Jemi përpara një grupi njerëzish që thonë se nuk i fitojmë dot zgjedhjet.

Dhunë? Nuk jam interesuar. Kam besim që policia i ka ka kapacitete të bëjë punën e vet. Nuk më bëjnë asnjë lloj impresioni këto deklarata dhe protestash. Protestat në këtë periudhë që qeverisim ne nuk janë njëlloj me ato që bënim ne në opozitë. Protestat janë pasuruar nga administratat bashkiake. Bashki të tëra që nisen në Tiranë. 1200 veta paguan bashkia Lezhë. Imagjinoni.

Këto janë protesta kastash që nuk kanë ndërmend të shkojnë asgjëkund. Qeveria nuk reagon në rast dhune. Reagon policia në rast të dhunës. Nuk është detyrë e qeverisë të administrojë një protestë. Ka një ligj që për protestat.

Në 21 janar nuk ka pasur asnjë tentativë për të hyrë në kryeministri dhe për të marrë selinë. Në 21 janar u vranë njerëz kur protesta po shpërndahej. U provokua turma e njerëzve pa filluar protesta.

Një palokryetar opozite shkatërroi sot solemnitetin e një seance për aderimin e Maqedonisë së veriut në Nato dhe për të nderuar mikun e shqiptarëve që erdhi nga Shkupi.

Asnjë forcë antishqiptare nuk mund të bënte atë që bëri opozita sot. A shfrytëzohen këta brenda nga ata që janë jashtë, kjo nuk do as mend dhe as kalem. Kjo është një opozitë kaq e dobet dhe pa kredibilitet dhe s’ka shpresa që të vijë në qeveri. Armiqtë janë aq seriozë sa të mos u besojnë këtyre. Të shtunave nuk shkoj në kryeministri dhe shkoj në terren. Këtë herë do jem në Vlorë” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI