Flash

Protesta e opozitës, thirrje nga ambasada amerikane: Dhuna është e papranueshme!

Lapsi.al 14 February 2019
Protesta e opozitës, thirrje nga ambasada amerikane: Dhuna është

Ambasada amerikane në Tiranë reagon përmes një deklarate dy ditë para protestës së opozitës para Kryeministrisë. Në një postim të shkurtër në Facebook, thuhet se protesta për ndryshime pozitive ka edhe në SHBA, por këshillohen qytetarët dhe politikanët shqiptarë të mos përdorin dhunën.

Deklarata e plotë

E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme. Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme. Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive.

Të këshilluara

Shfaqet Fatos Nano për Shën Valentin (FOTO)

Ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano i ka rralluar ndjeshëm daljet në publik. Prej kohësh nuk kemi dëgjuar për të. Por ditën e të dashuruarve, Nano është parë ...

14:56

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI