Flash

Bllokohet proçesi për Suel Çelën, Gjykata kërkon ndihmën e Interpol

Lapsi.al 14 February 2019
Bllokohet proçesi për Suel Çelën, Gjykata kërkon

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka të pamundur të çelë procesin gjyqësor ndaj Suel Celës dhe dy të akuzuarëve të tjerë për sulmin ndaj policisë në hyrje të tregut Agroushqimor në Elbasan, për shkak se biznesmeni i shumëkërkuar nuk ka marrë njoftim.

Në këto kushte, trupa gjykuese urdhëroi kryerjen e kërkimeve të thelluara për të pandehurin, ndaj të cilit rëndon akuza e “vrasjes së punonjësve të Policisë së Shtetit” mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim. Në seancën e së enjtes, gjykata deklaroi se do të kërkojë ndihmën e Interpolit për kërkimet, kjo për faktin se Petrit Çela, babai i të pandehurit ka deklaruar se i biri është larguar jashtë vendit.

Në proces, mungonin gjithashtu edhe dy oficerët e policisë, të cilët janë të dëmtuar nga vepra penale. Suel Çela akuzohet nga prokuroria si personi, i cili me makinën e tij tip Audi goditi në shtator të 2017 në hyrje të Tregut Agroushqimor, makinën e policisë, duke vënë në rrezik jetën e zëvendësdrejtorit të qarkut Gjergj Oshafi dhe disa oficerëve të tjerë. Nën akuzë për këtë ngjarje, janë vënë edhe dy miqtë e tij, Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri.

Të këshilluara

Shfaqet Fatos Nano për Shën Valentin (FOTO)

Ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano i ka rralluar ndjeshëm daljet në publik. Prej kohësh nuk kemi dëgjuar për të. Por ditën e të dashuruarve, Nano është parë ...

14:56

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI