Flash

Polici në Shkodër: Nuk e di si ka dal video, nuk di ta përdor celularin

Lapsi.al 14 February 2019
Polici në Shkodër: Nuk e di si ka dal video, nuk di ta përdor

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka shpallur moskompentencën për çështjen e videoskandalit të policit, duke ia kaluar gjykatës për të mitur, meqë vetë denoncimi lidhet me të mitur. Prokuroria kërkoi burg me afat 30 ditë deri në paraqitjen e provave, e me sa duket Berhan Bajrakurti do rri në burg deri sa të ketë një vendim.

Vetëm Bajrakurti ka mohuar në gjyq se ka ngacmuar një të mitur. Ai ka thënë se celularin e ka pasur në servis dhe se nuk di ta përdor mirë.

“Nuk kam ngacmuar asnjë të mitur. Kam qenë në shtëpinë time. Nuk e di se si ka dal video. Para pak kohësh e kam çuar celularin në servis dhe më pas e kam pasur me kod. Unë nuk di ta përdor mirë celularin. Nuk kam ngacmuar asnjë person dhe s’e kam idenë si është shpërndarë video”, ka thënë polici.

Avokati i Bajrakurtit, Xhelal Kraja kërkoi të cilësohet ndalimi i paligjshëm si dhe lirimin për shkak se sipas tij s’ka vepër penale.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI