Seanca e sotme në parlament është shoqëruar me tensione mes deputetit Edi Paloka dhe kryeministrit Rama e ministres së Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropalit. Pas momentit të spërkatjes me bojë të kryeministrit Rama, disa reagime kanë ardhur prej tij dhe Elisa Spiropalit, të cilat nuk janë dëgjuar në mikrofon.
Në kamera duket kryeministri teksa e quan Palokën "plehrë", ndërsa Spiropali, e frikësuar prej asaj që ndodhi i drejtohet atij me fjalët "qelbësirë", "s'ka turp".
Një veprim tjetër që vihet re është refuzimi me përçmim dhe indiferencë që Rama i bën Spiropalit, teksa ajo përpiqet t'i ofrojë atij në shami për t'u fshirë.
Teksa kryeparlamentari Ruçi i ka kërkuar demokratit Paloka të linte sallën, ky i fundit ka kërkuar që të merren masa edhe ndaj kryeministrit Rama, për talljet e të sharat ndaj tij.
https://www.youtube.com/watch?v=GIxbBl5uX08