Flash

Detaje tronditëse/ Gruaja u gjet në shkurre me 3 plumba, dyshohet konflikt brenda familjes…

Lapsi.al 14 February 2019
Detaje tronditëse/ Gruaja u gjet në shkurre me 3 plumba, dyshohet

Detaje të reja kanë dalë në dritë, pas gjetjes së trupit të pajetë të gruas mëngjesin e sotëm pranë Liqenit të Sharrës në Tiranë.

Grupi hetimor dyshon se bëhet fjalë për krim në familje. Në komisariat mësohet se janë shoqëruar 20 persona, për të cilët mendohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Viktima, Lirie Xhepa, mësohet se ka pasur një konflik me kunatin, i cili është shoqëruar në Polici.

Banorët kanë dëshmuar se kanë parë një automjet ta transportojë viktimën në këtë zonë dhe më pas është larguar me shpejtësi. Ajo është qëlluar me tre plumba në trup ndërsa në pjesën e pasme të kokës është goditur me sende të forta.

Viktima Xhepa, nënë e tre djemve dhe e ve prej rreth 10 vitesh, ishte banore e zonës ku jetonte me njërin nga djemtë në shtëpinë e saj, jo më shumë se 300 metra larg nga vendi ku u gjet trupi i pajetë.

Trupi i Lirie Xhepës u gjet rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI