Flash

‘Habilajt’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-shefit të policisë së Vlorës

Lapsi.al 14 February 2019
‘Habilajt’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-shefit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka hedhur poshtë kërkesën e ish-shefit të Policisë së Vlorës i dyshuar si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës, Jaeld Çela, për mbylljen e hetimeve.

Ish-drejtori i policisë së Vlorës ankimoi nëpërmjet avokatit të tij zgjatjen e fundit të Prokurorisë, afati i së cilës përfundon më 18 shkurt, ndërsa Prokuroria pritet që për Çelën të kërkojë një zgjatje tjetër të hetimeve.

Jaeld Çela vijon të jetë në arrati prej më shumë se një viti. Ish-zyrtari i policisë është shpallur në kërkim bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë në nëntor 2017. Sipas hetimeve, ish-drejtori i Policisë ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, që është shoferi i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Kjo nuk është hera e parë që Çela ankohet për zgjatjen e afatit të hetimit. Ai bëri të njëjtën kërkesë nga arratia në mars të vitit të kaluar, kur hasi në refuzimiun e gjykatës. Emrat e zyrtarëve që dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit jane ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jael Cela, Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, në drejtorinë e Qarkut Vlorë si dhe ish-drejtori i Postës së Dhërmiut, Sokol Bode, të cilët më pas u rratisën jashtë vendit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI