Edi Rama ka reaguar pas njollosjes me bojë në fytyrë nga deputeti i PD, Edi Paloka.
Nëpërmjet një postmi në Facebook, Rama thotë se opozita në Shqipëri ka marrë formën e një Budallallëku Universal dhe sipas tij si program ka bojën e Palothës, duke ironizuar sërish në këtë mënyrë të folurën e nënkryetarit të Partisë Demokratike.
Reagimi i Ramës në Facebook:
"Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës?