Flash

Hetimet për 1.2 ton kanabis që u kap në Kapshticë, dyshohet se do të këmbehej me heroinë në Turqi

Lapsi.al 14 February 2019
Hetimet për 1.2 ton kanabis që u kap në Kapshticë, dyshohet

Kanabis i sekuestruar mbrëmjen e mërkurë në Kapshticë, do të shkëmbehej me drogë të fortë në Turqi. Kështu besojnë specialistët e Antidrogës të cilat kanë zbuluar një trend të ri të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria. Sasia prej 1.2 ton kanabis u sekuestrua nga policia kufitare e Kapshticës. Ajo u zbulua në dy kamionë mallrash, që udhëtonin drejt Greqisë.

Informacionet e policisë për transportin e ngarkesës me drogë rezultuan të sakta, duke sjellë sekuestrimin e sasisë më të madhe të drogës gjatë viteve të fundit në këtë pikë doganore dhe çuan në pranga shoferin e kamionit dhe shoqëruesin e tij.

Procesi i skanimit dhe kontrolli me qen antidrogë, për kamionët me targa AA 874 UZ dhe AA 701 XO, zbuloi lëndën narkotike, e cila ishte e ambalazhuar dhe fshehur në thasë. Zyrtarisht policia pranon se janë ndaluar dy drejtuesit e automjeteve, Zija Hidri dhe Ardian Sako, ndërsa priten arrestime të tjera.

Pas bllokimit të sasisë prej 1074 kg canabis, agjentët e antidrogës vijuan kontrollin edhe tek një tjetër kamion, që gjithashtu udhëtonte drejt Greqisë, por që rezultoi i pastër. Kamioni ku u gjet droga ishte nisur nga Tirana dhe kishte si destinacion përfundimtar Turqinë.

Por vazhdojnë hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në tentativën e trafikimit të ngarkesës me drogë.

Të këshilluara

Shfaqet Fatos Nano për Shën Valentin (FOTO)

Ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano i ka rralluar ndjeshëm daljet në publik. Prej kohësh nuk kemi dëgjuar për të. Por ditën e të dashuruarve, Nano është parë ...

14:56

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI