Flash

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Rama sulmon Ilir Metën: Është bërë kryetari i partisë së tretë të opozitës

Lapsi.al 14 February 2019
Rama sulmon Ilir Metën: Është bërë kryetari i

“Nuk kam më asnjë surprizë nga Ilir Meta. Nuk e mbajti dot peshën e të qenit i pavarur. Është thjesht partia e tretë e opozitës”.

Janë fjalët e kryeministrit Edi Rama i pyetur në Vizion plus për raportet e tij me kreun e shtetit. Rama thotë se nuk është penduar që e votoi si president.

“Ilir Meta u zgjodh President me një shumicë, por e kishte paketën kontrolluese. Ne nuk i kishim votat për të zgjedhur një president tjetër. Në atë parlament ishte kandidati më i mirë. Unë e dija që po zgjidhja një kandidat të opozitës, por nuk e dija që do të ishte kaq pa peshë në raport me atë peshë të rëndë që ka ai institucion dhe ai rol. Ai vend ka për të qenë unitet mes palëve, shembull mbi palët. Ilir Meta na bëri një moment të mendojmë se ka edhe më keq se Bujar Nishani.

Presidenti i Republikës është babai i kombit. Është paqtuesi. Çfarëdo që të ketë bërë secila nga palët e sfidon presidentin. Mos e harroni që në një moment ai u bëri thirrje njerëzve të armatosen kur i doli pushteti nga kontrolli. Tashmë kemi një partiak në zyrën e presidentit. Do bëjmë si do të bëjmë.

Çfarë duhet të bëjnë më shqiptarët për t’i dhënë pushtet një njeriu që e bënë kryeministër, kryetar kuvendi dhe president. Çfarë duhet të bjnë për ti hequr paranojat e më shumë pushtet apo për të hequr “retë në pantallonat e Ilir Metës”. Kjo është një metaforë. Nuk mund të shpjegohet” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI