Flash

Detaje të reja nga vrasja e 49-vjecares/ Në konflikt me kunatin prej 10 vitesh

Lapsi.al 14 February 2019
Detaje të reja nga vrasja e 49-vjecares/ Në konflikt me kunatin prej

Zbulohen të tjera detaje mbi vrasjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në liqenin e Sharrës në Tiranë, ku u gjet e vdekur Lirie Xhepa, rreth 49 vjeç. News 24 raporton se, shkak për ngjarjen e rëndë mund të jetë bërë një konflikt i hershëm për pronën mes Liries dhe kunatit të saj, Dashamir Xhepa, i shpallur në kërkim si një nga autorët e dyshuar për ngjarjen.

Konflikti mes Lirie Xhepës dhe kunatit të saj Dashamirit ka nisur që në 2008 për pronat. Madje në 2008 ajo ka shkuar në spital me shenja dhune në kokë, por ka deklaruar se ka renë nga shkallët. Më pas policia ka zbuluar konfliktin dhe vetë gruaja ka treguar se është rrahur nga kunati. Ajo ka deklaruar në polici se ai e kishte kërcënuar me armë dhe me jetën e djemve. Pas këtij episodi ajo ka marrë edhe urdhër mbrojtje.

49-vjeçarja ishte larguar nga banesa që mbrëmjen e djeshme pa lenë adresë. Pasi nuk erdhi as ne mëngjes, djemtë e saj shkuan në komisariatin nr.6 për të denoncuar zhdukjen dhe aty morën lajmin e kobshëm, se nena e tyre ishte vrarë. Viktima kishte shenja dhune në trup dhe ishte qëlluar me 3 plumba. Gruaja, nënë e 4 djemve ishte e ve dhe banonte pranë zonës ku u gjet e vrarë dhe e hedhur në ferra.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI