Flash

Zbardhen përgjimet e mafiozëve shqiptarë nga burgu: Ta këpus kokën si të pulës

Lapsi.al 14 February 2019
Zbardhen përgjimet e mafiozëve shqiptarë nga burgu: Ta këpus

Shtypi grek ka publikuar disa përgjime të mafias shqiptaro-greke që vepronte brenda burgut të Koridhalos. Autoritetet kishin regjistruar përgjime telefonike të anëtarëve të bandës që ndodheshin brenda burgut, prej të cilave zbuluan përfshirjen e tyre në shumë aktivitete kriminale.

Bëhet fjalë për fragmente të përgjimeve që janë botuar në mediat greke. Mes të cilave është edhe ajo e vrasjes së avokatit grek, për të cilën është arrestuar njëri prej vrasësve shqiptarë, kurse i dyti është në kërkim. Në telefonatën e bërë nga burgu i Koridhalos më 8 Janar për në zyrën e avokatit grek, një prej anëtarëve të organizatës kriminale lëshon kërcënime direkt dhe fjalë ofenduese.

DIALOGU 1/

Telefonata nga burgu: Zoti ..X.. është aty?

Sekretarja: Jo, nuk është këtu. Çfarë do të donit?

Telefonata nga burgu: Jepi këtë mesazh. Do t’i q*****. Jam ..X.. dhe do t’i pres kokën si të pulës. Kështu thuaji…

Sekretarja: Çfarë janë këto që thoni?

Telefonata nga burgu: Ato që dëgjove. Jam L…., telefonoj nga burgu i Koridhalos. Më dërgoi policinë, do t’i q****.

Sekretarja: Çfarë po thoni?

Telefonata nga burgu: Merre ..X.. dhe thuaji do ta rrjep si pulë.

Sekretarja: Nuk ju ka dërguar asnjë polici.

Telefonata nga burgu: Dhe mua do më ktheni paratë e mia. 7 mijë Eurot që më keni ‘ngrënë’.

Në dialogun e dytë të publikuar më poshtë, është biseda mes dy anëtarëve të kësaj organizate kriminale. Ata bisedojnë për vrasjen e shqiptarit Arbër Bako brenda burgut të Koridhalos. Njëri prej ‘kapove’ të organizatës, i cili ndihej i ofenduar nga Bako, i thotë anëtarit tjetër të bandës që shqiptarin duhet ta kishte vrarë brenda qelisë dhe jo në korridorin e burgut.

DIALOGU 2/

-Të thashë 100 herë që ta bëjë brenda qelisë së tij.

-Nuk bëhej. Si ta bëja brenda qelisë së tij kur ai më shikonte. Prita që të kthehej ..X.. dhe nuk munda të nxirrja thikën. Gjeta mundësinë përpara dorës, sapo u kthye e godita në qafë.

Në dialogun e tretë, një prej shqiptarëve të kësaj organizate flet me një avokat të përfshirë në afera, për paratë që duhen për të kthyer në Shqipëri trupin e një viktime.

DIALOGU 3/

Telefonata nga burgu: -Mund të gjejmë para për të dërguar trupin në Shqipëri?

Avokati: Të shoh.

Telefonata nga burgu: -Edhe unë do shoh. Po flas dhe me avokatin tjetër që të na ndihmojë, sepse duhen 2600 Euro që të dërgohet kufoma në Shqipëri, dhe duhen 1 mijë Euro të tjera që duhet t’i japim ..X.. Të merremi tani pak me ..X..

Avokati: Të shikojmë, nuk të premtoj asgjë për këtë.

Sipas Ministrisë greke të Drejtësisë, vrasja e Arbër Bakos, vdekja e një të burgosuri shqiptar dhe arratisja nga burgu e Lorenc Pepaj dhe Elvis Pepaj, ditën e parë të këtij viti, janë të lidhura ndërmjet tyre. Dosja penale përfshin 5 shtetas grekë dhe 8 shqiptarë, mes të cilëve janë edhe ata që akuzohen për vrasjen e avokatit të njohur Mihalis Zafeiropoulos, në Tetor 2017.

Për atë u vunë nën akuzë Arbër Bako, Olti Dulçe, Klodian Lekocja, Mikel Brahimaj dhe Aleksandër Mata. Ky i fundit ndodhet në arrati dhe u shfaq në një grabitje argjendarie në Athinë, në fillim të këtij muaji. Hetimet e kryera nga shërbimi anti-terror, u intensifikuan pas vrasjes së Arbër Bakos, më 14 Janar 2019. /tvklan

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI