Flash

Shkarkimi i Çipës nga burgjet, kush e zëvendëson

Lapsi.al 6 February 2019
Shkarkimi i Çipës nga burgjet, kush e zëvendëson

Pas shkarkimit të Stefan Çipës, Agim Ismaili emërohet drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Ismaili ka qenë drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, AKU.

Ai ka përvojë policore dhe ka punuar për disa vite edhe në Drejtorinë e Policisë Elektrike. Ismaili mori detyrën në krye të AKU-së në tetor të 2017, ku u prezantua nga vetë kryeministri Edi Rama.

Shkarkimi i Stefan Çipës si Drejtor i Burgjeve u bë publik sot. Ai qëndroi 5 muaj në këtë detyrë pasi zëvendësoi Arben Çukon, i cili u arrestua më pas në kuadër të operacionit “Vol-vo4”.

Më herët Burgjet janë drejtuar nga Artur Zoto, Arjan Hoxha, Arben Çuko deri sot me Stefan Çipën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI