Flash

Abuzim me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë, pranga 4 zyrtarëve

Lapsi.al 6 February 2019
Abuzim me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë, pranga 4

Abuzimet me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë, një prej tyre për skandalin 2 mln euro të byzylykëve elektronikë kanë çuar në pranga 4 ish-zyrtarë e zyrtarë të kësaj ministrie nga 12 që janë hetuar.

Mësohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë në funksion të hetimeve të kryera për procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë për periudhën kohore 2016-2017, ka marrë në hetim 12 persona të dyshuar për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Hetimet janë shtrirë ne 5 tendera: Mirëmbajtja dhe mbikëqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative; Përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes elektronike në fushën penale; Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar; Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës; Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit.

Shkeljet janë evidentuar fillimisht nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë, e më pas dhe nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Financave. Hetimet kanë nxjerre në pah shkeljet e evidentuara të shoqëruara me pasoja të mëdha për buxhetin e shtetit.

Disa nga sistemet objekt të këtyre procedurave të prokurimit në një pjesë të madhe nuk janë funksionale.

Për këtë çështje janë izoluar me arrest ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha dhe Drejtori i shërbimeve mbështetëse Aurel Lamce si dhe specialistët e IT Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.

Hetimet kanë pasur në fokus funksionarët publik që kanë qenë pjese e njësive të prokurimit, komisioneve të vlerësimit të ofertave dhe komisioneve për mbikëqyrjen e zbatimit te kontratave.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI